Benefitet:
-Ka veti antioksidante, antibakteriale dhe analgjezike.
-Lufton krimbat në organizëm.
-Ul nivelin e sheqerit në gjak dhe kontrollon diabetin
-Nxit prodhimin e qumështit të gjirit.
-Përdoret për problemet me aparatin tretës si humbje oreksi, djegie stomaku, kapsllëk.
-Lehtëson simptomat e ciklit menstrual dhe menopauzës.
Përdorimi:
Pas është vluar uji, hidhet pluhuri i methit dhe lihet të ziejë për 5 minuta. Pasi është zierë, lihet për 5 minuta të tjera pa zjarr. Më pas cajin e përftuar ëmbëlsojeni me sheqer ose mjaltë sipas dëshirës.
Çfarë është pluhuri methi?
Pluhuri Fenugreek (i quajtur edhe methi) është një pluhur indian.
Për çfarë përdoret?
Përdoret në kozmetikë për:
- Të zgjatur flokët, kundra rênies së flokëve, për ti dhënë shkëlqim, për tu dhënë volum, për ti trashur.
- Kundra akneve, për ti dhenë shkëlqim dhe butësi lëkurës.
- Për tonifikimin dhe ngritjen e gjoksit.
—————————————
1 pako Methi – 200 gr
Përgatitja e maskës
- 2 lugë mesatare me pluhur methi
- 200 ml ujë i nxehtë
(Nëse doni mund ti shtoni edhe vajra,kjo është opsionale por jo më shumë se 1 lloj vaji).
- Hidhni dy lugë nga pluhuri i methit në një tas dhe shtoni ujin shumë herë nga pak derisa të formohet një masë homogjene në formë paste. Luga që duhet të përdorni duhet të jetë silikon ose dru,nuk duhet të jetë metalike pasi ka ndikim të keq duke ulur efektivitetin e pluhurit.
Më pas mbulojeni tasin me qese kuzhine dhe lëreni për 8 orë të plota në qetësi.
Aplikimi
- Përpara se ta aplikoni, lani flokët me shampo dhe ujë të ngrohtë. Më pas thajini me peshqir pak sa për të larguar sasinë e tepërt të ujit dhe aplikoni maskën nga rrënja drejt majave të flokëve duke e masazhuar me gishta.
Në flokë mbajeni 2 orë dhe me pas shpërlajeni plotësisht.