-17%

Vaj i Farave te Linit Balen 250 ml

Original price was: 1,800L.Current price is: 1,500L.

-17%

Vaj i Farave te Linit Balen 250 ml

Original price was: 1,800L.Current price is: 1,500L.

VAJ LINI – një “server” gjigand dhe i jashtëzakonshëm i shumë fitonutrientëve.
Vlerat e shumëfishta të saj burojnë nga përbërësit e shumtë që ajo zotëron. Vaji i linit është një nga burimet më të pasura natyrore me acidet yndyrore të pangopura omega-3, omega-6 dhe omega-9. Ajo përmban sasi deri në 50% më shumë të këtyre përbërësve jetikë të organizmit me vajin e peshqve të egër të paqësorit dhe arktikut, gjë që e bën këtë produkt unik dhe të pakrahasueshëm… Përveç kësaj, vaji i linit përmban grupin e vitaminave B (B1, B2, B3, B5, B6, B9), vitaminën C, vitaminën E, vitaminën F, vitaminën K; mineralet hekur, potas, zink, bakër, magnez, kalcium. Vaji i linit është i pasur gjithashtu me proteina, kurse fara e linit është një nga farat më të pasura me fibra.
Sasia e shtuar e acidit omega-3 (acidi alfa-linoleik) ka vlera të jashtëzakonshme për shëndetin. Ajo është një antitumoral dhe mbrojtëse mjaft e mirë e sistemit kardiovaskular. Ulin kolesterolin dhe trigliceridet, duke eleminuar arteriosklerozën dhe efektet e dëmshme që rrjedhin nga ajo; së bashku me acidin omega-6 (acidi linoleik) parandalojnë sëmundjet e zemrës, (hipertensionin, atakun kardiak, isheminë, etj.); luftojnë kancerin e gjirit, kancerin e prostatës, problemet vaginale, pneumoninë; mbrojnë veshkat dhe retinën e syrit, etj. Përvëç kësaj, të dyja këto acide janë përgjegjëse për butësinë dhe rininë e lëkurës. Vitamina E, e cila ndodhet në sasi të bollshme në vajin e linit konsiderohet si “vitamina kundër plakjes”, pasi ka efekte mjaft të mira kundër plakjes, pasi rigjeneron krejt organizmin.

sasia 250 ml